Gjiganti anglez, Liverpool sot ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me Adidas, e cila do të prodhojë fanellat e klubit nga sezoni i ardhshëm.
Liverpool aktualisht është lider në kampionat dhe vetëm një mrekulli mund t’i pengojë ata të fitojnë kampionatin anglez. Të gjitha këto po i bën me fanellat e Nike, por një ndryshim i madh po vjen këtë verë.
Prodhuesi gjerman i pajisjeve Adidas konfirmoi këtë mëngjes nënshkrimin e një marrëveshjeje rekord me Liverpool, duke e rikthyer markën në Anfield pas një pauze 13-vjeçare.
Liverpooli kishte veshur më parë fanellat e Adidas nga viti 1985 në 1996 dhe nga 2006 në 2012.
Kontrata mes Adidas dhe Liverpool është nënshkruar për pesë vjet dhe kap vlerën e më shumë se 70.9 milionë euro në vit.
Në deklaratë thuhet se kontrata me Adidas do të sjellë një rritje të konsiderueshme në shumën e parave, duke e bërë atë padyshim një rekord.
Ajo që është interesante është se Liverpool do të veshë dy prodhues të ndryshëm fanella gjatë verës.
Meqenëse kontrata me Nike skadon më 1 gusht, Liverpool do t’i nënshtrohet përgatitjeve dhe do të fillojë para-sezonin me fanellat e Nike, dhe më pas do të kalojë në Adidas para fillimit të ligës.
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së