Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën kanë qenë katër pika diskutimi në rend dite.
Siç njofton qeveria, në mesin e vendimeve është edhe ai për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin me “Mabco Constructions”, që ka të bëjë me çështjen e Hotelit Grand.
Po ashtu, është aprovuar nisma për amendamentimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për grantin e realizimit të projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.
Më poshtë, njoftimi i plotë:
– Miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.
– Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.
– Ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Constructions.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun