Egli Tako ka befasuar të gjithë me daljen e papritur nga formati Big Brother Vip Albania për arsye shëndetësore.
Regimet në rrjet për largimin e saj kanë qenë të ndryshme, ku mori përkrahje nga personazhe të shumta publike.
Një ndër ta është edhe këngëtarja Fifi, e cila i ka dal në mbrojtje Eglit, duke i thënë se e din se çfarë është duke përjetuar Egli në këto momente.
Egli u largua mbrëmjen e djeshme, 6 mars, nga “BBVA” për shkak të gjendje së saj shëndetësore. Vendimi u mor nga “Big Brother” dhe iu komunikua banorëve përmes një zarfi të kuq.

Ditët e fundit për shkak të situatave të krijuara në shtëpi, dhe më së shumti për shkak të debateve me Gjestin, Egli është shfaqur shpesh duke qarë, gjë e cila nuk ka kaluar pa u vënë re as nga shikuesit.
Po ashtu, shpesh herë ajo ka folur për ‘betejën’ e saj me ankthin, ndërsa në biseda me banorë të tjerë është shprehur se ka konsumuar medikamente që qetësojnë gjendjen e ankthit edhe gjatë qëndrimit në BBVA./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Reagon për herë të parë Egli Tako pas daljes nga BBVA: Kam një boshllëk brenda meje
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...