Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë votuesit e LDK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se rritja që mori në këto zgjedhje flet shumë.
“Plot 171,249 falenderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë! Më duhet, t’i falenderojë, në veçanti të 146,352 votuesit e LDK-së që më dhanë mbështetje si bartës i listës. Kjo mbështetje rekord, mbi 85%, është mbështetje për ndryshim të mëtutjeshëm në rrugëtimin tonë përpara brendapartiak!”, shkroi ai.
Tutje ai thotë se e ka të qartë mesazhin për LDK-në./Arbresh.info/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit