Anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të kontribuojë deri në tetë aeroplanë luftarakë Jas Gripen në bazën e NATO-s në Poloni, ka njoftuar ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard.
Stenergard tha një ditë përpara një-vjetorit të pranimit të Suedisë se qeveria e saj propozon të marrë pjesë në patrullimin ajror të NATO-s dhe mbrojtjen e operacioneve logjistike për mbështetjen e Ukrainës, në Poloni, shkruan Reuters.
“Ne propozojmë që Suedia të kontribuojë me një maksimum prej tetë JAS Gripen me personel të lidhur, duke përfshirë komandën luftarake dhe njësitë mbështetëse”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Përveç kësaj, qeveria propozon që Suedia të kontribuojë në aftësitë e mbikëqyrjes ajrore dhe detare dhe aftësitë e transportit ajror”, shtoi ministrja.
Ndryshe, kjo do të ishte hera e parë që Suedia kontribuon me aeroplanë luftarakë në operacionet e NATO-s të stacionuar në një vend tjetër përveç Suedisë.
Suedia u bashkua me NATO-n më 7 mars 2024 si rezultat i agresionit rus në Ukrainë./abcnews.al
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate
PSD zhvillon aktivitet para zyrës së VV’së, ia dorëzon ftesë...
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...