Sot iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.
I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.
Ai emocionoi të gjithë me mesazhin lamtumirës.
“Me siguri plot prej juve sot e keni pasur për zemër. Edhe u gjet aty për juve, e faleminderit që keni ardhë”, iu drejtuar Unikkatili të pranishmëve.
“Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllau jem, u shifshim përsëri, pushofsh në paqe”, ishin fjalët lamtumirëse për vëllain e tij.
Në varrim ishin shumë figura të njohura nga industria e muzikës, përfshirë Mc Kreshën, Gold AG e Bleron.
Reperi Mentor Palokaj, i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.
Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...