Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvion Gonzato ka bërë një reagim në rrjetin social X, ku me anë të mesazhit të tij ka treguar mbështetjen që ofron Bashkimi Europian ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.
“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkruan Gonzato.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...