Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me kabinetin kanë vizituar sot familjen Jashari në Prekaz, pasi kanë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.
Kurti dhe ministrat e tij janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Jashari derisa u përshëndet me Kurtin dhe ministrat, për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur edhe një pyetje, e cila shkaktoi disa të qeshura në takim.
“A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën? ishte pyetja e Rifat Jasharit drejtuar Sveçlës.
Ky i fundit shkurt i tha se po, po dëgjon. “Po ngoj”.
Menjëherë pas kësaj, Jashari deklaroi “Unë sa here kom ngu, gjith ma mirë ma ka qitë”.
Por edhe Sveçla në fund deklaroi “Edhe unë po ngoj”.
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...