Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka treguar momentin prekës kur ka parë kufomat e familjes Jashari.
Ai ka thënë se ka përshtypje që Adem Jashari plumbin e fundit e kishte ruajtur për veten, që mos të dorëzohej te forcat serbe.
“Ka qenë 8 marsi, pasi përfundon 3 ditësh i betejës së madhe i Epopesë së lavdishme, shkuam në Prekaz dhe shkojmë atje, drejt na orientojnë te ajo ku ishin vendosur kufomat, një depo e materialit, ishin vendosur kufomat e 59 të vrarëve, ishte një tmerr i jashtëzakonshëm”, tha Buja në T7.
“I kemi shikuar kufomat një për një, ka qenë Hamza që s’e ka pasur gjoksin fare, ajo që ka qenë prekshme ka qenë kufoma e Kushtrimit 13-vjeçar, me krah gati këputur të majtë, që kishte luftuar edhe ai me të tjerët, kjo ishte e jashtëzakonshme”, shtoi ai.
“Ademi ka qenë i rruar nuk ka pasur mjekër, dhe ka pasur vetëm një fashë të bardhë këtu te gropa e fytit, e kishte një plumb. Ka qenë parim që plumbin e fundit të kishte për veten, si duket edhe ai ka respektuar këtë parim. Kam përshtypjen që më shkon në bindje që mund ta ketë bërë këtë që mos të dorëzohej”, tha Buja.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...