Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona në Tiranë ka ardhur si pasojë e flakëve të rëna në kanalin e kabllove 20kV çka ka detyruar autoritet të stakojnë transformatorin NST Traktora.
Menjëherë janë marrë masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.
Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.
Ndërsa aktualisht eshte rikthyer energjia elektrike ne 70% te zonave të mbetura pa energji.
Disa nga zonat e prekura nga ndërprerja e energjisë janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi, zona e Freskut,Farkë, zona e Senatoriumit etj./abcnews.al
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje