Besarta Jashari, e mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, ka bërë një dedikim për nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo shprehet se deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësine e Kosovës, sipas saj kishte filluar të zbehej.
“Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë…
vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”…
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar.
27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar”.
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...