Skuadra franceze, Lille, mori rezultat pozitiv në ndeshjen e parë 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në Gjermani, Lille luajti 1:1 me Borussia Dortmundin.
Skuadra gjermane kishte përkrahje të madhe nga tribunat, por megjithatë u ndal në barazim. Skuadra çerekfinaliste caktohet të mërkurën e ardhshme në Francë.
Karim Adeyem shënoi për epërsinë 1:0 të Dortmundit, finalistit të edicionit të kaluar. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të.
Edon Zhegrova i mungon ende Lillet për shkak të lëndimit.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...