Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët me vaksinat MMR (fruthi, shytat dhe rubella).
Sipas njoftimit, gjatë këtij viti (periudha janar-mars 2025) janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë, ndërkohë që vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e rasteve të reja, shkruan Arbresh.info.
“Çfarë është vaksina MMR?
Vaksina MMR jepet për të parandaluar fruthin, shytat dhe rubellën.
Ajo është e sigurt dhe e efektshme dhe është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur fëmijët nga këto sëmundje.Kur duhet të vaksinohen fëmijët?
Vaksina MMR, sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, jepet në dy doza:
• Doza e parë në moshën 12-15 muaj.
• Doza e dytë në moshën 5-6 vjeç.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ky insitut thekson se fëmijët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur që ta marrin vaksinën sipas Kalendarit të rregullt, mund të vaksinohen në çdo kohë, duke qenë se vaksina mund të jepet edhe pas moshës 6 vjeçe.
“Është e rëndësishme që fëmija ta kompletojë serinë e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës MMR, për ta siguruar mbrojtjen e plotë.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
“Pse është i rëndësishëm vaksinimi?
Për shkak të rasteve të fundit të fruthit në vend dhe në shtetet fqinje, është thelbësore që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar, për të parandaluar shpërthime të mundshme dhe për të siguruar shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tjerë.
Ku mund t’i vaksinoni fëmijët tuaj?
Vizitoni Qendrën e Mjekësisë familjare më të afërt, aty mund ta vaksinoni fëmijën.
Të gjithë fëmijët që janë të vaksinuar me vaksinat MMR janë të mbrojtur nga këto sëmundje ngjitëse, dhe ndihmojnë kështu në parandalimin e përhapjes së tyre.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...