Bomba me tym dhe kaos në Kuvendin e Serbisë, Brnabiq përmend Kurtin

12:17 | 4 Mars 2025
E.G

Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj kësaj duke përmendur edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“ Sonja Iliq, 8 muajshe shtatzënë, u trondit dhe po luftojnë për fëmijën e saj”, thotë Ana Brnabiq, duke shtuar – e bëtë, me metodat terroriste të Kurtit për të hedhur bomba shokuese, raporton N1, përcjell Arbresh.info.

“Dhe ju thjesht duhej të dilnit me një politikë dhe të ofronit një vizion për qytetarët e Serbisë, por është më e lehtë për ju të hidhni bomba shokuese sesa të dilni me një të tillë”, shtoi ajo./Arbresh.info/

LEXO EDHEë

Përplasje fizike dhe kaos në Kuvendin e Serbisë, opozita ndërpret punimet pas ndezjes së mjeteve piroteknike

Të ngjashme