Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër (e martë) do të mbahet ceremonia e hapjes së procesit të digjitalizimit të plotë të shkollave në kryeqytet, ku pritet të marr pjesë edhe kryetari Përparim Rama.
Sipas njoftimit për media, ky projekt përfshin furnizimin e shkollave me tabela digjitale, të cilat do të lehtësojnë procesin e mësimnxënies.
“Ceremonia e hapjes së këtij procesi do të mbahet nesër, më 4 mars 2024, duke filluar nga ora 13:00, në shkollën fillore “Dardania”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, Nënkryetarja, Jehona Lushaku, si dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, z. Nuno Queirós, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partnerëve mbështetës të projektit”, thuhet në njoftim.
“Kjo ngjarje është pjesë e projektit për Modernizimin e Arsimit përmes Inovacionit dhe Trashëgimisë (METIAH), i cili synon të sjellë një komponent të ri digjital në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, duke vendosur një plan të detajuar për një transformim gjithëpërfshirës digjital në sistemin arsimor”, thuhet më tej në njoftimin e komunës./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër