Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave përfituese nga skema e Grantit të Performancës Komunale.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se 12 komunat përfituese janë Drenasi, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina, shkruan Arbresh.info.
Krasniqi shtoi se vlera totale e këtij granti është rreth 8 milionë euro.
Sipas tij, bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i ka kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së transparencës dhe fuqizimit të këtij granti. Lidhur me këtë tashmë ky Granti i Performancës Komunale bazohet në ligjin përkatës të votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...