Milani ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Lazios në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit italian.
Mysafirët rastin e parë në këtë ndeshje e patën në minutën e tretë përmes Boulaye Dia, por gjuajtjen e tij e ndali për mrekulli Mike Maignan.
Një tjetër rast të mirë për mysafirët e pati edhe Gustav Isaksen në minutën e 12-të, gjuajta e të cilit përfundoi shumë pranë shtyllës së djathtë.
Rasti i parë serioz për Milanin erdhi në minutën e 19-të përmes Tijjani Reijnders, por holandezit golin ia mohoi Ivan Provedel.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, Lazio e gjeti golin e avantazhit në minutën e 28-të përmes Mattia Zaccagnit i cili realizoi për 1-0 pas një topi të kthyer.
Në minutën e 57-të për t’i vështirësuar edhe më shumë punët Milanit u përkujdes Strahinja Pavlovic i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Sidoqoftë, ky karton nuk e zmbrapsi Milanin të cilët megjithatë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Samuel Chukëuezes në minutën e 85-të.
Kur dukej se ndeshja do përfundonte me rezultat të barbartë, Maignan shkaktoi penallti në minutën e 94-të, duke bërë që Pedro të realizojë nga pika e bardhë për 2-1.
Pas kësaj humbje Milani shkon në kuotën e 41 pikëve dhe mban pozitën e nëntë në renditje, teksa Lazio ka 50 sosh dhe gjendet në pozitën e katërt.
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...