Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka sqaruar se çfarë mund të ndodhë nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale.
Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar nenin 132 të Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit.
“Janë dy situata që i rregullon neni 132 i Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar: E para, ka të bëj për mosparaqitje. E dyta, për refuzim të dëshmisë”, ka shkruar Sallahu.
Tutje ai ka thënë se “sipas paragrafit të parë të nenit 132 të KPK-së, për mosparaqitje, mund të dënohesh nga gjyqtari i procedurës paraprake vetëm (jo me burg) me gjobë”.
“Pra, për secilën mosparaqitje dënohesh deri në 250 euro. Kësisoj, për mosparaqitje, dënimi shqiptohet vetëm me gjobë dhe se është përfundimtar, e i vazhdueshëm derisa nuk paraqitesh. Nëse paraqitesh, por nuk dëshmon së pari dënohesh me gjobë deri në 250 euro dhe më pastaj dënohesh me burg deri në 1 muaj. (shih pjesën e fundit të paragrafit 1 dhe paragrafin 2 të nenit 132)”.
Sallahu ka sqaruar se “pas mbajtjes së dënimit efektiv (me burg) gjyqtari nuk mund të urdhërojë dëshmitarin për të dëshmuar për rastin identik”.
“Secili vendim tjetër i gjykatës, është shkelje brutale e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuar me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare!”, ka shkruar ai.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...