Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Ajo theksoi se tani prioritet për amerikanët janë negociatat për paqe në Ukrainë.
Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme,” tha Leavitt.
“Ishte fantastike që kamerat po rrotulloheshin sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren Presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.
Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë./Arbresh.info
⚡️⚡️BREAKING: The White House has announced that there will be no more aid to Ukraine
Trump administration press secretary Caroline Leavitt stated that the U.S. will no longer provide military assistance to Ukraine because their priority is peace negotiations. This decision came… pic.twitter.com/xMsLuGJ9Qz
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2025
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...
Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-kryeparlamentarin Nexha...
Burri polic dhe gruaja mësuese, kush janë çifti i bashkëshor...
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...