Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, me të cilin pritet të diskutojë – dhe potencialisht të nënshkruajë – një marrëveshje që u jep qasje Shteteve të Bashkuara në minerale të rralla ukrainase.
Ata janë parë duke shtrënguar duart, në takimin e tyre të parë prej kur Trump ka nisur mandatin presidencial.
Ky takim i nivelit të lartë do të vëzhgohet nga afër, për të kuptuar nëse Shtetet e Bashkuara do të zotohen për më shumë ndihmë për Kievin, apo të premtojnë ndonjë garanci të sigurisë.
Takimi zhvillohet më pak se 10 ditë pasi Trump e ka quajtur Zelenskyn diktator dhe ka sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nisur konfliktin, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.
Megjithatë, dy liderët janë zmbrapsur nga lufta e fjalëve, teksa janë përgatitur për t’u takuar ballë për ballë./Reuters/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...