Mbi 20 persona u arrestuan këtë javë për pjesëmarrjen e tyre në një grup kriminal që shpërndante imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale, të fëmijëve që abuzoheshin seksualisht, njoftoi Europol të premten.
Ky operacion është një nga të parët që përfshin materialet e abuzimit të fëmijëve të krijuara nga AI, sipas Europolit, i cili theksoi mungesën e legjislacionit kombëtar që rregullon përdorimin e mjeteve të AI për këtë qëllim.
I dyshuari kryesor, një shtetas danez, drejtonte një platformë online ku shpërndante materialet e krijuara nga AI. Përdoruesit nga e gjithë bota paguanin një “pagesë simbolike në internet” për të pasur qasje në platformën e tij.
Operacioni është ende në zhvillim, me autoritete nga 19 shtete të përfshira. Shumica e 25 arrestimeve u kryen njëkohësisht të mërkurën, në një operacion të udhëhequr nga autoritetet daneze, me më shumë arrestime të pritura në javët në vijim, sipas Europol./Reuters
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së