Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë. A2 CNN-i mëson se të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.
Sakaq mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllanë e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi, ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos pasur ende një pistë hetimi. Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.
Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.
Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa ushqehej te familja e xhaxhait që e kishte shumë afër.
Ndërkohë komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma, çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave, ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...
Kurti viziton Postën e Kosovës: Në Kosovë 166 zyra prej të c...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...