Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka për përditësim të të dhënave për rezultatin e numrimit të votave nga përfaqësitë diplomatike që nga ora 18:56 të së enjtës.
Sipas faqës zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 67 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.97 për qind apo 5.581 vota.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 511 vota, apo 7.50 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 6.14 për qind apo 418 vota, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.50 për qind apo 102 vota.
Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të mërgatës në përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja në votimet në ambasada dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...