Aktualisht, policia ka nisur kërkimet për Berat Nimanin, vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani.
Sipas gazetës BILD ai është i dyshuar dhe mund të ketë pasur lidhje me të shtënat që ndodhën dje.
Në ditën e parë të gjyqit, Berat Nimani ka thënë për gazetën gjermane, BILD: “Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vdekja e tij ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme.”
Avokati i tij, Peter Wüller, u shpreh për BILD: “Kam pasur disa kontakte me z. Nimani menjëherë pas aktit tepër gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja atë.E gjithë situata është shumë konfuze,” thotë avokati. “Pasi të kem marrë një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet”. Kjo do të ndodhte në ditët në vijim, por ndoshta jo këtë javë”.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeld në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani.
Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, të akuzuarit për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.
Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...