Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani.
Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike. Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.
I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë./rtk
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...