Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar skanimi i listave përfundimtare të votuesve, në të cilat janë nënshkruar qytetarët që kanë votuar më 9 shkurt 2025.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë skanuar rreth 85% e vendvotimeve apo 2,115 lista votuesish nga 2,533 vendvotime.
Sipas KQZ-së, ky skanim është i domosdoshëm para fillimit të numërimit të votave me kusht, pasi në këtë mënyrë KQZ arrin të evidentojë rastet nëse ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt dhe në vendvotimin me kusht.
Aktualisht në QNR është duke u bërë numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Të mërkurën pasdite dhe deri në mesnatë janë numëruar 19 vedvotime nga gjithsej 43.
Pjesa e mbetur e vendvotimeve do të numërohet nga mesdita e së enjtes, pasi të përfundojë seanca e trajnimit për ekipet e numërimit./Arbresh.info/





Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...