Nga të shtënat me armë ditën e sotme në Bielefeld të Gjermanisë mbetën të plagosur tre familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Lidhur me rastin është prononcuar vëllai i Nimanit, Berati, i cili ka thënë se nuk ka lidhje me plagosjen e trefishtë.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë “Westfalen-blatt.de”, përmes një telefonate.
Mediumi gjerman shkruan se Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit profesionist të vrarë Besar Nimani, pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin që u krye të mërkurën pasdite (26 shkurt) në Bielefeld ndaj të afërmve të vrasësit të dyshuar të vëllait të tij. Ai e ka shpjeguar këtë në një lidhje telefonike.
Berat Nimani është deklaruar, “nuk isha unë”
Në mars 2024, dy burra qëlluan 16 herë ish-boksierin profesionist Besar Nimani në zonën e këmbësorëve në Bielefeld – ai u gjakos për vdekje. Gjyqi kundër njërit prej vrasësve të dyshuar filloi më 31 janar.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar