Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sërish për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrin aktual, Albin Kurti për të dështmuiar në rastin e rezervave shtetërore.
Haxhiu në një konferencë për media, e pyetur rreth kësaj çështje, tha se Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën që të jap dëshminë e tij, raporton Arbresh.info.
Sipas saj, Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në zyrën e tij, por duket se Prokuroria nuk kjo gjë duket se njuk po i intereson.
“Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në zyrën e tij, që të jap dëshminë e tij, por që prokuroria nuk duket që është e interesuar për të marrë dëshminë e Kurtit, sepse ka pasur disa mundësi, disa data dhe nuk ka ardh ta marrë dëshminë e tij”, tha ministrja.
Haxhiu tha se nuk e din saktësisht se si prokuroria iu është referuar Gjykatës për thirrjen e Kurtit.
Ajo theksoi se nëse Prokuroria ka thënë se Kurti nuk pranon të jap dëshmi, kjo nuk është e vërtetë.
“Kurti thotë që unë jap dëshmi, dhe ju ftoj në zyrën time. Unë mendoj se nëse Prokuroria i ka thënë Gjykatës se Kurti po refuzon për të jap dëshmi, atëherë kjo është një mashtrim, e vetmja çështje është lokacioni dhe e vetmja kërkesë e Kurtit është që të jap dëshminë në Kryeministri”, u shpreh Haxhiu./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...