Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka dal me një reagim, lidhur me problemin me qentë endacakë.
Në reagimin e tyre thuhet se ky problem paraqet rrezik serioz për sigurinë e punonjësve të bibliotekës, lexuesve, vizitorëve të saj dhe qytetarëve që e frekuentojnë këtë zonë çdo ditë.
“Largimi i qenve endacakë është në përgjegjësi të plotë të Komunës së Prishtinës. Prandaj, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura dhe thirrjeve të vazhdueshme gjatë muajve të kaluar përmes telefonit dhe postës elektronike drejtuar Komunës së Prishtinës për ndërhyrje – përfshirë edhe shkresën zyrtare të datës 03.08.2024 (me nr. protokoli 07-352/02-116269/24/1) – ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje apo veprim konkret për zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në reagimin e Bibliotekës.
Tutje thuhet se duke pasur parasysh rrezikun e vazhdueshëm dhe rastet e raportuara të sulmeve nga qentë endacakë, u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar