Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka përgëzuar miqtë e tij gjermanë, Johann Wadephul, Gunther Krichbaum, Florian Hahn, Peter Beyer, Knut Abraham dhe Roderich Kiesewetter, për rizgjedhjen e tyre në Bundestag.
“Fitorja e këtyre deputetëve të CDU-së është një lajm i shkëlqyer për një Gjermani të fortë, një Europë më të bashkuar dhe për mbështetje të vazhdueshme ndaj integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj vlerësoi përkushtimin e këtyre deputetëve për vlerat demokratike, sigurinë dhe zhvillimin, duke theksuar se angazhimi i tyre për përmirësimin e kushteve në Europë dhe në Ballkan është i palëkundur.
“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ta dhe e di që përkushtimi i tyre është i pathyeshëm, sidomos në lidhje me mbështetjen e Kosovës dhe progresin e rajonit,” tha Hoxhaj në statusin e tij.
Ai shtoi se fitorja e CDU-së është një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Me këtë urim, Hoxhaj ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të arritur integrimin e plotë në BE dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...