Shfaqet sërish grafiti me mbishkrimin “Kryeministër hajvan” në Prishtinë

10:21 | 25 Shkurt 2025
E.H

Kanë filluar të shpeshtohen nëpër muret e kryeqytetit grafitet me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.

Grafiti i ri është shfaqur sot tek ura në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë ndërsa ende nuk dihet autori i këtij mbishkrimi, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, ditë më parë një grafitë e njëjtë është shfaqur afër QKUK-së por që është fshirë më pas nga dy aktivistë të LVV.

Kujtojmë se fraza “Kryeministër hajvanë” është duke u përdorur nga kundërshtarët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi ky i fundit i quajti opozitën “hajvana” me të dal rezultati preliminar i zgjedhjeve ku fitues doli partia e Kurtit, LVV.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…e kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, kishte deklaruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme