Real Madridi nesër luan sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedadit në udhëtim.
Carlo Ancelotti do të jetë pa dy lojtarë kryesorë në këtë sfidë sipas disa mediave spanjolle, shkruan Arbresh.info.
Portieri belg, Thibaut Courtois do të jetë mungesa e parë dhe Fede Valverde gjithashtu pritet të mos jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Të dy lojtarët sipas “Relveos” janë shkaku i minutazhës së shumtë që kanë pasur këtë sezon.
? BREAKING: Fede Valverde and Courtois will NOT play vs Real Sociedad. @relevo pic.twitter.com/urw6mL7Rep
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 25, 2025
Reali këtë sezon është në kërkim të tripletës së parë në histori dhe është në rrugë mjaft të mirë ku së fundmi ka kaluar në 1/8 e finales, duke eliminuar Manchester Cityn. Madrilenët janë duke ndarë pozitën e parë me Barcelonën në La Liga.
Teksa nesër nisin betejën e parë për kualifikim në finale të Copa del Rey. Kjo ndeshje mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:30./Arbresh.info
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV