Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur shqetësim për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës.
Ajo bën thirrje që kjo çështje dhe të tjera të pazgjidhura të diskutohen përmes dialogut Prishtinë-Beograd,shkruan Arbresh.info.
“PSSP Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut./Arbresh.info/
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës