Man Utd paralajmëron masa të reja në stafin e klubit për të balancuar financat

18:40 | 24 Shkurt 2025
D.H

Manchester Unitedi e ka publikuar një komunikatë, që konfirmon se klubi po merr masa për të përmirësuar gjendjen financiare të klubit dhe të sigurojë operim të saktë të strukturave në klub.

Qëkur mori 27% të aksioneve të klubit për 1 miliard paund, INEOS, i udhëhequr nga Sir Jim Ratcliffe ka në kontroll procesin/operimin e punëve brenda klubit, dhe me vendimet e tij për të kursyer para nuk po priten mirë nga tifozët e Manchester Unitedit.

Ngritja e çmimeve të biletave të ndeshjes, ndalja e pagave për ambasadorët e klubit dhe prishja e marrëveshjes prej 2.16 milionë paud me legjendën e klubit, Sir Alex Ferguson, janë disa nga vendimet e marra nga menaxhmenti i ri.

250 anëtarë të stafit të klubit gjatë verës ishin larguar nga puna, me klubin që në një njoftim në sajtin zyrtar të tij kishte thënë se edhe 150-200 persona të tjerë do të shkarkoheshin nga detyra, duke nisur një konsultim me punëtorë të tjerë.

Nga Unitedi thonë se vendimet po merren për të mbyllur një rrugëtim pesëvjeçar me humbje dhe për t’u kthyer te fitimi, duke vendosur ekipin e “Djajve të Kuq” në pozitën më të mirë për të fituar.

CEO i klubit, Omar Barrada ka thënë: “Kemi një përgjegjësi për ta kthyer Unitedin në pozitën më të mirë për të fituar. Po inicojmë disa masa që ta kthejmë klubin në një vijë të duhur zhvillimi. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se do të njoftojmë reduktime të reja në staf, duke ndjerë për ish-kolegët tanë që nuk do të jenë më pjesë e jona. Megjithatë këto vendime janë të nevojshme për ta kthyer klubin në rrugë të drejt dhe për të pasur një gjendje stabile financiare”.

Gjatë ditës së sotme po ashtu është raportuar se Sir Jim Ratcliffe ka vendosur që në kuzhinën e qendrës stërvitore të klubit të shtrohet vetëm një vakt, edhe atë vetëm me supë dhe sanduiçë

Unitedi për momentin gjendet në pozitën e 15-të në Premierligë, duke qenë më afër rënies nga liga sesa vendeve që të dërgojnë në Europë sezonin e ardhshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale