Dy personat e arrestuar për plagosjen e së dielës mbrëma në Klinë janë ndaluar për 48 orë dhe është paraqitur kërkesa në Gjykatën Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Lidhur me këtë çështje penale janë ndaluar dy persona për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të cilëve është duke u parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes fillimisht policia ka hasur në një viktimë ku më vonë janë paraqitur edhe tri viktima tjera në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Nikçi.
Ndër të tjera ai shtoi se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të sigurohen provat nga vendi i ngjarjes dhe njëkohësisht prova të tjera të cilat do të shërbejnë në të procedurë penale./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...