Një shpërthim ka ndodhur në konsullatën ruse në Francë, sipas asaj që raportojnë mediat.
Incidenti ndodhi brenda ndërtesës në qytetin jugor të Marsejës, tha të hënën konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Marsejë, Stanislav Oranskiy, sipas gazetës ruse të lajmeve RBC.
Zyrtarët francezë të shërbimit zjarrfikës konfirmuan se ekuipazhet ishin në vendngjarje, shkruan Sky News.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Ministria e Jashtme ruse tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “Ne kërkojmë nga Franca masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.”
Incidenti në qytetin jugor francez vjen në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë./Top Channel
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë