Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit.
Me anë të një postimi në Facebook, Barbano tha se ata do ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e Qerkinit duke mbështetur institucionet përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Postimi i plotë:
Prehu në paqe – Baca Bajram. Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini.
Përmes punës së tij të palodhur, ai luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare apo çfarëdo karakteristike tjetër.
Ne do ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e Bajramit duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera përkatëse në përpjekjet për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur./Arbresh.info
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë