Gjesti i ka dhënë një shans edhe Joz Markut për t’u rikthyer në Big Brother VIP Albania, pas avantazhit me ‘Valixhen e Tundimeve’.
Ai ka folur pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, ku tha se e vlerëson veprimin e banorit nga Kosova.
Ndonëse u përjashtua me zarf të zi pas ofendimit ndaj Gjestit, i njëjti theksoi se ka akoma shumë për të dhënë.
“E prisja që mungon pulsi aty, e di që loja e fortë është me neve dhe e vlerësoj shumë këtë zgjedhje. Ka bërë të duhurën”, u shpreh ai.
Sa i përket asaj nëse do të jetë në anë të Gjestit, Jozi tha: “Nuk dua të them atë pjesë, për shkak të respektit që bëri për zgjedhje. Jemi të fortë”.
E për atë se si do të jetë në lojë, ish-konkurrenti shtoi: “Më atmosferik, më debatues padiskutim me të gjithë”.
Jozi mes tjerash tha se nuk do të ketë miq, derisa i sheh të gjithë si armiq. /Telegrafi/
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...