Liria dhe Vëllaznimi kanë zhvilluar derbin e rrafshit të Dukagjinit në kuadër të Ligës së Parë, grupi A, ku në fund triumfuan vendasit me rezultat 1-0.
Por jo gjithçka shkoi mirë dhe sipas planeve në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren, shkruan Arbresh.info.
Me të përfunduar takimi tifozët vendas ia mësyn fushës për të qëruar hesapet me tifozët mysafirë që kishin ardhur në përkrahje të Vëllaznimit nga Gjakova.
Por tifozët nuk ishin caku i vetëm i tyre pasi disave iu doli punë edhe me lojtarë.
Në një video që ka siguruar “Dueli Sportiv” shihet se disa tifozët kanë hedhur mjete të forta drejtuar “Kuqezinjëve të Jakovës”, teksa në një moment shfaqet një tjetër “ultras” i cili tenton të sulmojë lojtarin e Vëllaznimit.
Nuk raportohet se dikush nga lojtarët apo tifozët deri në këto momente ka pësuar dëmtime fizike.
Kujtojmë se këto dy tifozëri kanë probleme mes vete dhe këto janë shfaqur jo vetëm në sportin e futbollit por edhe disa javë më parë kur në Kupën e Kosovës në basketboll u përballën Bashkimi (Prizren) dhe Vëllaznimi (Gjakovë)./Arbresh.info
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...