Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka realizuar mbrëmë një operacion policor në Pejë, duke arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar për krim të organizuar dhe planifikim të vrasjes.
Operacioni ka çuar në ndalimin e D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., të cilët janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të PSRK-së.
Hetuesit kanë realizuar bastisje në gjashtë lokacione të ndryshme dhe kanë zbuluar një arsenal armësh që përfshinte granata dore, pushkë, revole, dhe municion të ndryshëm, të cilat ishin planifikuar të përdoren për kryerjen e veprave penale.
Po ashtu, gjatë operacionit janë gjetur edhe lëndë narkotike, telefona celularë dhe dëshmi tjera materiale, të cilat sipas njoftimit do të shërbejnë si prova në hetimin e mëtejshëm të rastit.
“Gjatë zhvillimit të operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm. Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thuhet në njoftm./Arbresh.info
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...