Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të premten në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve, një taksist është plagosur nga pasagjerët, pas një mosmarrëveshjeje.
Lidhur me këtë ka dhënë detaje zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i plagosur është mashkull dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. tha Ahmeti për Arbresh.info
Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për Arbresh.info se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pasagjeri e plagos taksistin
Të shtëna me armë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pasagjeri e plagos taksistin
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...