Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët. Lajmin e dha lajmin në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, por nuk ka preferuar të japë një datë se kur mund të ndodhë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.
“Pavarësisht se i kemi rritur pagat nuk kemi mendimin që jeni shumë të kënaqur dhe jam i bindur se do e mirëprisnit një rritje tjetër. Këtë e kemi parasysh edhe pa na e thënë. E kuptojmë që ka edhe më mirë dhe patjetër që me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët“, tha Rama.
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...