Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e hëna do të nisin punimet në rrugën “Migjeni”
Në njoftimin për media, thuhet se, Drejtoria e Shërbimeve Publike do të nisë punimet për lirimin e hapësirave gjelbëruese dhe parkingjeve publike pranë objektit të “Kino ABC”, bazuar në raportin dhe kërkesën e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca
Punimet do të përfshijnë:
Pastrimin sanitar dhe largimin e mbetjeve ndërtimore.
Instalimin e elementeve përcjellëse të sigurisë.
Komuna kë kërkuar mirëkuptimi nga qytetarët ë të mos parkoni veturat në këtë zonë nga data 23.02.2025, pasi pengojnë zhvillimin e punimeve.
“Në të kundërtën, do të jemi të detyruar të njoftojmë organet kompetente për largimin e mjeteve motorike dhe zbatimin e masave ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.
Kujtojmë se disa ditë më parë një zjarr e kishte përfshirë ish-objektin e Kino ABC-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...