Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Në kohën e turbulencave të mëdha politike në mbarë botën, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Vendosmëria e shoqërisë së Kosovës për të qenë faktor stabiliteti në Ballkan ka një ndikim pozitiv në të gjithë popujt e rajonit ndërkaq në aspektin e prosperitetit të demokracisë sjellë me vete paqe dhe stabilitet”, thuhet në urim.
Më tej, ai ka shprehur vullnetin dhe dëshirën që të vazhdojmë të ushqejmë dhe promovojmë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit:
I nderuari kryeministër,
Në emër të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, ju uroj juve, bashkëpunëtorëve tuaj dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në kohën e turbulencave të mëdha politike në mbarë botën, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Vendosmëria e shoqërisë së Kosovës për të qenë faktor stabiliteti në Ballkan ka një ndikim pozitiv në të gjithë popujt e rajonit ndërkaq në aspektin e prosperitetit të demokracisë sjellë me vete paqe dhe stabilitet.
Me dëshirën që të vazhdojmë të ushqejmë dhe promovojmë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës, edhe një herë ju uroj sinqerisht Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ju uroj të gjitha të mirat./Arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n