Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës, pasi dyshohet se katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok, para zgjedhjeve të 9 shkurtit, kanë thirrur qytetarë në telefon dhe i kanë kërcënuar, duke i udhëzuar për mënyrën se si duhet të votojnë.
Zv.komandanti për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Arbresh.info se qytetarët janë kërcënuar duke u kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie politike të caktuar.
Ai ka shtuar se të njëjtit janë arrestuar më 8 shkurt dhe se Prokuroria Themelore në Mitrovicë është njoftuar për rastin.
Elshani ka theksuar se, me leje të Gjykatës, po kryhen kontrolle në qendrat përkatëse.
Tutje, ai tha se deri tani janë mbyllë tre qendra.
Njoftimi i plotë:
Me 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve
Ne fakt këta zyrtar te qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirre qytetar te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte ne gare për zgjedhjet parlamentare ne Kosove.
Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftu Prokurorin Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
Prokuroria Themelore ne Mitrovice e ka aprovu kërkesën tone dhe e ka dergu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës.
Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë./Arbresh.info
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...