Tre shtetas të huaj (dy turqë dhe një nga Maqedonia e Veriut) janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, ka kryer veprime hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme.
“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut. Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, me çka është shkaktuar dëm i konsiderueshëm”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...