Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.
Kjo krijoi aludime mes publikut se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.
Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.
Ai u shpreh me shaka: “Rren qoftë!”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë që momenti të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Kjo situatë jo vetëm që u bë virale, por gjithashtu shtoi një dozë argëtimi në shtëpi, ndërsa banorët patën mundësinë të rikujtojnë dhe të komentojnë hyrjen e tyre në spektakël.
&nb
View this post on Instagram
sp;
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...