Senati amerikan votoi 51 vota pro dhe 49 kundër për të konfirmuar Kash Patel si drejtor të FBI-së. Republikanët Susan Collins dhe Lisa Murkowski iu bashkuan demokratëve në votimin kundër konfirmimit të tij.
Collins njoftoi më herët të enjten se ajo nuk do të votonte për të konfirmuar Patelin, duke argumentuar se ai është shumë politik për të udhëhequr FBI-në.
“Ndërsa unë mbështes fuqimisht përpjekjet për të siguruar që të gjithë punonjësit federalë të kryejnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë etike dhe në përputhje me ligjin, profili i fundit politik i zotit Patel minon aftësinë e tij për të shërbyer në rolin apolitik të drejtorit të FBI-së”, tha Collins në një deklaratë para votimit.
Senatorja republikane Lisa Murkoëski gjithashtu votoi kundër konfirmimit të Patelit, duke vënë në dukje “aktivitetet e tij të mëparshme politike” dhe duke e paralajmëruar atë kundër përdorimit të FBI-së për “zgjidhjen e hesapeve politike”.
“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të më dëshmojë se kam gabuar në lidhje me rezervat që kam ndaj tij sot”, shtoi ajo në deklaratën e saj.

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...
Përveç zgjedhjes së Dolces, “Vëllai i Madh” ia lë në dorë pu...
Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara
Aktgjykimi i Kushtetueses, Limaj: E kam thënë, presidentja d...
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...