Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, në kuadër të aktiviteteve edukative dhe informuese, pritën në një vizitë rreth 140 nxënës dhe mësimdhënës të një shkolle.
“Kjo vizitë u realizua në objektet e Policisë së Kosovës respektivisht në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe me këtë rast fëmijët përveç pyetjeve të shumta që kanë pasur për zyrtarët policor të cilët ndër të tjera u kanë shpjeguar atyre se edhe si mund të mbrohen ata dhe nga rreziqet e mundshme, si aktivitet shtesë fëmijët kanë ndjekur një film vizatimor të shkurtër në lidhje me rolin e Policit”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e fëmijëve me punën e policisë dhe rëndësinë së saj, po ashtu të njëjtit patën mundësinë të mësojnë për rolin e policëve në ruajtjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë, si dhe për pajisjet e përdorura gjatë punës së përditshme policore si vetura, motorë etj.
Fëmijët mësuan gjithashtu se si mund të komunikojnë me policinë në raste emergjente dhe rëndësinë e ndihmës që ofrojnë ata për qytetarët./Arbresh.info
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...