Policia e Kosovës njofton se sot ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, të cilat kanë rezultuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Në njoftim thuhet se të arrestuarit janë dy shtetas turk dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, përcjell Arbresh.info.
“Lidhur me rastin personat e dyshuar nga të cilët dy shtetas turk dhe një i Maqedonisë së Veriut dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, dhe me këtë rast të njëjtit kanë konsumuar veprën penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
POS terminale;
Kartela bankare;
Kartelë bankare e modifikuar;
Para të gatshme;
SIM kartela;
Vula me mbishkrime të bizneseve;
Kompjuter;
Telefona mobil;
Si dhe dokumente relevante (fatura, kupona fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.
Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit ndalohen për 48 orë, derisa rasti ndodhet në proces të mëtutjeshëm hetimor./Arbresh.info
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...